shërbimet

PËRKTHIME
Shërbime përkthimi në anglisht, bullgarisht, çekisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, maqedonisht, rusisht, serbisht, shqip, sllovenisht, spanjollishtdhe nga këto gjuhë në kroatisht.

Përkthime profesionale dhe kualitative nga lëmia e drejtësisë, ekonomisë, mjekësisë, farmacisë, religjionit, arkitekturës, ndërtimtarisë, maqinerisë.

Respektimi i afateve të caktuara dhe rruajtja e fshehtësive afariste.
Përvojë shumëvjeçare në lëminë e përkthimit.

PËRKTHIMI I WEB FAQEVE
Edhepse shfrytëzuesit e Internetit mund të vizitojnë web faqen tuaj, athua do t'a kuptojnë? Nëse faqja juaj është vetëm në gjuhën tuaj, pjesa më e madhe e botës as do t'a kuptojë as do t'a shfrytëzojë. Është mirë që faqen tuaj afariste t'a keni në gjuhët amë të shfrytëzuesve. Adaptimi dhe përkthimi i web faqeve kërkon njohuri linguistike dhe informatike. Me ndihmën e njohurive dhe përvojës sonë, mund të ju ndihmojmë në eliminimin e poblemeve klasike të internacionalizimit të web faqeve.
LEKTURA
Si rregull çdo tekst e lektorojnë folës burimorë të gjuhës përkatëse që garanton kualitet më të lartë të përkthimit.

VËRTETIMI I PËRKTHIMIT
Tekstet, respektivisht dokumentet, e përkthyera i vërtetojnë përkthyesit tanë që njëkohësisht janë edhe përkthyes gjyqësorë për gjuhën përkatëse të huaj.

PËRKTHIME KONSEKUENTE DHE SIMULTANE
Përkthyesit tanë kompetentë dhe profesionalë do të ju ndihmojnë në mbajtjen sa më të suksesshme të mbledhjeve, seminareve dhe kongreseve tuaja.
Ju lutemi që përkthimet konsekuente dhe/ose simultane t'i kërkoni nëpërmjet faksit ose postës elektronike së paku një javë më parë.

PUBLIKIME NGA TAVOLINA (DTP)
Përkthejmë tekste dhe me anë të programit përkatës grafik e pregatisim për shtyp (përdorim PageMaker, QuarkXPress, FrameMaker, Adobe Illustrator dhe FreeHand).

Ofertë e posaçme:
- 24-orë shërbim për përkthime urgjente
- përpunim grafik i tekstit
- për përkthim përdorim TRADOS dhe WORD FAST

Dërgesa:
- nëpërmjet postës elektronike
- me disketë
- i shtypur në letër, i vërtetuar ose i pavërtetuar
- me faks

Çmimet:
Çmimi i përkthimit varet nga lloji i tekstit, kombinimi i gjuhëve, numri i faqeve që përkthehen (mundësi lirimi për porosi më të mëdha), si dhe urgjenca e përkthimit.

Baza e llogaritjes është tabaku i autorit (1450 karaktere).